(VIDEO) Mexhiti dhe Gashi: Qeveria është stabile

Pas dorëheqjeve nga postet shtetërore të kuadrove të ASH-së së Arben Taravarit, i cili u larguan nga VLEN-i dhe nga Qeveria, pritet këto ditë të emërohen po në ato poste kuadrot e ASH-së së Arben Fetait, i cili bashkë me një grup tjetër të kësaj partie, kanë vendosur të mbetën në VLEN dhe në ekzekutiv. Këtë e bëri të ditur zv/kryeministri dhe njëherësh njëri ndër krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti.
MARKETING
IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR
“Këto ditë debatohet d.m.th në strukturat e Aleancës, aty fjalën kryesore e ka Arben Fetai, normal si pjes e VLEN-it. Do të ngelet gjithçka në kuadër të VLEN-it”.
Situatën politike e ka komentuar edhe Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. Ai vlerëson se shumica parlamentare është stabile dhe se Qeveria edhe më tej do të punojë me kapacitet të plotë.
AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT
“Shumica është stabile. Nuk ka dilemë se kemi shumicë, por bëhet fjalë për kalim të një partie politike në opozitë. E shihni se ka deputetë që mbesin pjesë e VLEN-it. Mendoj se Qeveria dhe shumica në Parlament do të punojë me kapacitet të plotë”.
Kujtojmë se këto kombinime dhe zëvendësime vijnë, pasi kreu i ASH-së, Arben Taravari u largua nga koalicioni VLEN dhe nga qeveria, por një grup tjetër i ASH-së i udhëhequr nga zv/kryeminsitri Arben Fetai, vendosën të mbetën në këtë koalicion dhe ekzekutiv. Ndërkaq, në postin e ministrisë së Shëndetësisë, Taravarin do ta zëvendësojë, Azir Aliu.
Samir Mustafa /SHENJA/