Klubi i njohur anglez ia ndalon hyrjen në stadiumin e tyre legjendës Gary Neville

Një klub nga Liga Premier ka vendosur që t’i ndalojë në mënyrë efektive hyrjen në stadium Gary Neville për mbulimin e Sky Sports në ndeshjen e fundit të sezonit.
MARKETING
Sky Sports t’i transmetojë direkt ndeshjet e së dielës, teksa gara për tri vendet që sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve ka arritur kulmin.
Sidoqoftë, Daily Mail ka raportuar se Neville është dënuar në mënyrë efektive për të mos hyrë në stadiumin e Nottingham Forest, me klubin që ka kërkuar nga Sky Sports ta ndërrojë ekipin e komentatorëve për këtë sfidë.
Është pretneduar se Forest beson që prezenca e Neville në ‘City Ground’ do të shkaktonte një atmosferë armiqësorë nga tifozët, duke marrë parasysh komentet e mëparshme të Neville për klubin dhe pronarin e saj Evangelos Marinakis.
Raporti shton që Forest, të cilët momentalisht gjenden në pozitën e shtatë në Ligën Premier dhe mund të kualifikohen në Ligën e Kampionëve nëse rezultatet shkojnë sipas dëshirës së tyre të dielën, kanë bërë një ankesë formale në drejtim të Sky për ish-legjendën e Manchester United.
Sky Sports thuhet se i ka përshkruar veprimet e Forest si të paprecedenta dhe tani ata do ta transmetojnë ndeshjen nga selia e tyre në Londrën Perëndimore dhe jo nga ‘City Ground’.
Neville në ndërkohë, thuhet se ka vendosur të mos jetë pjesë e këtij mbulimi, me Sky që ka planifikuar një ekip alternativ për këtë ndeshje.
Në prill të këtij viti, Neville i kishte përshkruar veprimet e Forest si të ngjashme me ‘bandat mafioze’ pas disfatës që pësuan me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Evertonit.