Nuk e do në ekip, Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

Xabi Alonso thuhet se ka njoftuar drejtuesit e i Real Madridit se nuk planifikon ta mbajë mbrojtësin Ferland Mendy në ekip sezonin e ardhshëm.
MARKETING
Sipas mediumit Fichajes, trajneri bask dëshiron të gjejë një lojtar të ri për pozicionin e mbrojtësit të majtë gjatë verës.
Real Madridi po e shqyrton Alejandro Grimaldon, por çmimi është shumë i lartë për një lojtar mbi 28 vjeç.
Miguel Gutierrez te Girona dhe Alvaro Carreras te Benfica janë opsionet kryesore tani.
Gutierrez mund të rikthehet për një tarifë të ulët për shkak të klauzolës së tij të lirimit, teksa Carreras mund të jetë më i vështirë për t’u nënshkruar për shkak të kërkesave të Benficas.
Real Madridi pret të bëjë një lëvizje së shpejti, para nisjes së Kupës së Botës për Klube.