Bashkimi i Kumanovës në duel vendimtar për ëndrrën e Ligës së Parë

Bashkimi i Kumanovës në duel vendimtar për ëndrrën e Ligës së Parë

Bashkimi 1947 i Kumanovës sot përballet me Detonit Plaçkovicën në kuadër të xhiros së parafundit të sezonit në Ligën e Dytë, një ndeshje kyçe për “zi-gjelbërit” që synojnë sigurinë e një vendi që çon drejt inkuadrimit në elitën e futbollit vendor.

MARKETING

Ndeshja është e fundit në shtëpi për këtë edicion dhe klubi ka paralajmëruar atmosferë madhështore, duke ftuar të gjithë tifozët që të jenë të pranishëm në stadium së paku 15 minuta para fillimit të takimit për të krijuar një organizim sa më të bukur dhe për ta përkrahur ekipin në këtë moment të rëndësishëm.

KF Bashkimi 1947 është krenaria e Kumanovës, le të jemi të bashkuar dhe të japim maksimumin për ta mbyllur sezonin me dinjitet dhe krenari,” thuhet në thirrjen zyrtare të klubit.

Një fitore ndaj Detonitit do të ishte një hap vendimtar për realizimin e ëndrrës së madhe, kthimin në Ligën e Parë.

MARKETING