N’Katrori organizon “Gratë në STEM” në Shkup – një platformë për fuqizimin e rolit shkencor të grave

N’Katrori organizon “Gratë në STEM” në Shkup – një platformë për fuqizimin e rolit shkencor të grave

Shkup, 7 Maj 2025 — Një event frymëzues i titulluar “Gratë në STEM” u zhvillua sot në Shkup, duke mbledhur së bashku profesioniste të shquara në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM), për të ndarë përvojat e tyre dhe për të inkurajuar përfshirjen e vajzave dhe grave të reja në këto disiplina.

MARKETING

Folëset e eventit përfshinë emra të njohur dhe me ndikim në komunitetin shkencor dhe akademik: Edona Purellku, Dr. Ermira Idrizi, MSc Zana Hoxha-Edip, dhe Prof. Pranvera Xhaferi.

Ato ndanë historitë e tyre profesionale, sfidat që kanë kaluar si gra në një fushë të dominuar shpesh nga burrat, dhe vizionin për të ardhmen e STEM në shoqëri. Secila prej tyre theksoi nevojën për edukim gjithëpërfshirës, mbështetje institucionale dhe rrjete mentorimi për të rritur prezencën e grave në këto fusha.

Eventi u moderua nga *Bora Alili dhe Jona Ymeri , anëtare aktive të komunitetit “N’katrori”, një nismë që promovon dialogun, zhvillimin personal dhe përfshirjen e të rinjve në çështje me ndikim shoqëror dhe profesional.

Në qendër të diskutimeve ishin temat si: sfidat gjinore në karrierat teknike, rëndësia e modeleve pozitive për vajzat në shkollë dhe universitet, si dhe krijimi i hapësirave gjithëpërfshirëse në punësim dhe kërkimin shkencor.

MARKETING