Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shtator
Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, gjatë muajit shtator në Maqedoni u regjistruan gjithsej 136,305 turistë dhe kaluan 264,370 netë.
Nga numri i përgjithshëm i turistëve, 24.9 përqind ishin vendas dhe 75.1 përqind ishin turistë të huaj. Nga qëndrimet me netë, 33.8 përqind ishin vendas dhe 66.2 përqind ishin turistë të huaj.
Numri më i madh i turistëve të huaj në shtator erdhi nga Turqia, gjithsej 27,933. Pas kësaj vijnë turistët nga Serbia me 8,358, Gjermania me 6,633 dhe Polonia me 4,656 turistë.
Në periudhën janar – shtator 2026, numri i përgjithshëm i turistëve u rrit me 3 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, numri i turistëve vendas u rrit me 2.8 përqind dhe i turistëve të huaj me 3 përqind.
Në të njëjtën periudhë, numri i qëndrimeve me netë u rrit me 3.5 përqind. Rritja tek turistët vendas është 2.4 përqind, ndërsa tek turistët e huaj është 4.6 përqind.

