Keqpërdorime të fondeve shëndetësore, 23 të arrestuar dhe 49 kallëzime penale për dy grupe kriminale

Keqpërdorime të fondeve shëndetësore, 23 të arrestuar dhe 49 kallëzime penale për dy grupe kriminale

23 persona janë privuar nga liria, në aksionin e djeshëm policor lidhur me dëmtimet e fondit të sigurimit shëndetësor ndërsa për 49 persona janë ngritur kallëzime penale, njoftojnë nga MPB. Gjatë kontrolleve policore janë gjetur dhe sekuestruar 110.000 euro, 65.000 denarë dhe 100 dollarë, disa telefona celularë, fletore me të dhënat e debitorëve, si dhe dokumentacion i ndryshëm mjekësor dhe disa vula faksimile.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Për të akuzuarit janë siguruar prova për veprimtari korruptive kriminale  të formuara gjatë vitit 2023, ku anëtarët kanë shpërdoruar pozitën zyrtare dhe autorizimit, në kundërshtim me ligje dhe akte nënligjore që rregullojnë procedurat për marrjen e të drejtës për pension dhe paaftësi të vazhdueshme penale nga një person tjetër”

Të akuzuarit kanë siguruar në mënyrë të paligjshme përfitime pasurore për vete dhe për persona të tjerë dhe kanë mundësuar fitimin e pabazë të të drejtave sociale për përkujdesjen e dikujt tjetër dhe të drejtën për pension invaliditeti, me të cilat veprime të kundërligjshme kanë shkaktuar dëme në buxhetin dhe fondet e shtetit.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Dy grupet e organizuara kriminale vepruan në atë mënyrë që kërkonin dhe merrnin ryshfet nga persona që kërkonin ndihmë dhe përkujdesje sociale nga një person tjetër – përkujdesje për palët e treta dhe në këmbim kryenin veprime të paligjshme, duke dhënë ose ofruar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë shpërblime monetare si ryshfet për zyrtarët.

Nga MPB thonë se aksioni, i cili përfshinte bastisje në disa lokacione në Shkup, Veles, Tetovë dhe Gostivar, është rezultat i një hetimi paraprak njëmujor për ekzistimin e dy grupeve të organizuara kriminale.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING