Në Kuvend pyetjet e deputetëve

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 45-të, në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve.
Seanca e këtillë plenare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit të muajit.
Konform Rregullores, pyetjet kryeministrit dhe ministrave të parët ua parashtrojnë deputetët e opozitës.
Konform Rregullores së re, nga 21 nëntori i vitit të kaluar një herë në muaj mbahet edhe seanca për pyetje të deputetëve nga deputetët e opozitës dhe zgjat tre orë.