BOTA NË FOKUS | Të flasësh për Palestinën është krim – mirësevini në Perëndimin e censurës

BOTA NË FOKUS | Të flasësh për Palestinën është krim – mirësevini në Perëndimin e censurës

-Në Perëndim, të thuash të vërtetën për Izraelin është krim: Gjykatat, universitetet dhe media bashkohen për të heshtur faktet historike.

-Që nga Intifada e parë e deri te protestat studentore të sotme, studimet akademike që ekspozojnë kolonializmin dhe gjenocidin ndaj palestinezëve janë bërë objekt represioni institucional.

-Ndërsa figura si Ben-Gvir dhe Smotrich shfaqin brutalitetin pa filtër, shtypja sistematike ndaj palestinezëve, aneksimi, racizmi institucional dhe përdorimi politik i fesë kanë qenë gjithmonë pjesë përbërëse e shtetit izraelit – me ose pa Netanyahu-n, vlerëson gazetari hebre Gideon Levy.

-“Dua që të gjithë të largohen, edhe sikur të shkojnë në Hënë”, pati thënë ish-kryeministri izraelit Levi Eshkol, për Gazën.

-Presidenti amerikan Dondald Trump jo vetëm që nuk e fsheh më synimin për zhvendosje masive, shkruan ekspertja Trude Strand, por e promovon atë si një zgjidhje të arsyeshme për sigurinë rajonale. Në këtë logjikë çnjerëzore, vlerëson ajo, të drejtat palestineze janë pengesë, jo prioritet. Heshtja ndërkombëtare përballë këtij vizioni është një bashkëpunim i heshtur me krimin.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING