Taravari vendos të dalë me lista të veçanta për këshilltarë komunalë

Pas më shumë se tre orë diskutimesh në mbledhjen e kryesisë, Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari, ka marrë vendimin që të garojë e vetme me listën e saj për këshilltarë në zgjedhjet lokale.
Megjithatë, partia mbetet e hapur për bashkëpunim me forca të tjera politike sa i përket kandidatëve për kryetarë komunash.
“Aleanca për Shqiptarët vendosi të dalë me lista të veçanta për këshilltar komunal. Jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me partitë e tjera”, deklaroi Taravari.