(VIDEO) Siljanovska me lot: Nuk mund ta besoj se si ka ndodhur kjo!

(VIDEO) Siljanovska me lot: Nuk mund ta besoj se si ka ndodhur kjo!

Presidentja, Gorjana Siljanovska-Davkova, vizitoi tre spitalet në Shkup ku janë shtruar disa nga të plagosurit.
“E di që janë të rinj dhe guximtarë, kjo është tmerruese… Besoj se shumica do të shpëtojnë, mjekët janë duke punuar, nuk mund ta kuptoj si mund të ndodhë diçka e tillë. Disa nga pacientët janë të kontaktueshëm. Çfarë mund të ndaja me prindërit? Së pari shpresë, dhe pastaj e kuptoj dhimbjen, por ata janë të rinj, do ta përballojnë… Por, nuk mund të besoj si ndodhi kjo, nga mjetet piroteknike… Kjo duhet parashikuar paraprakisht, sepse nuk është hera e parë që përballemi me diçka të tillë“, tha Siljanovska-Davkova, raporton SHENJA.
Ajo shtoi se tashmë kanë kontaktuar nga vendet fqinje – Serbia dhe Bullgaria, duke ofruar ndihmë.
“Kanë kontaktuar nga Akademia Mjekësore Ushtarake, janë të gatshëm t’i çojnë njerëzit atje nëse ka nevojë. Mjekët thonë se duhet të presim deri nesër. Zoti Radev ishte i pari që telefonoi, ata kanë një klinikë speciale për të djegurit, automjete speciale, gjak, kanë gjithçka… Po presin që t’i marrin, t’i çojmë atje“, tha Siljanovska-Davkova.

MARKETING