Çairi vazhdon serinë e fitoreve në play-off, mposht edhe Astibon

Çairi vazhdon serinë e fitoreve në play-off, mposht edhe Astibon

Klubi i Hendbollit Çair për ka regjistruar fitoren e 6-të Super Ligën e Femrave, teksa mundi Astibon  me rezultat 32-27.

Pjesa e parë foli për vashat e trajnerit Basri Latifi të cilat avansuan me rezultat të thellë 19:10.

Pjesa e dytë ishte vetëm për formalitet, me hendbollistet e Çairit të cilat pa problem administruan takimin dhe fituan me rezultatin e përgjithshëm 32:27.

Hendbollistja më efikase në radhët e Çairit ishte Stefanija Gjorgjievska me 12 gola të shënuara, ndërsa tek skuadra tjetër shkëlqeu Marija Ançeva me 15 gola, por që nuk mjaftuan për të evituar disfatën. /SHENJA/

MARKETING