(VIDEO) BDI kërkon ndërhyrjen e NATO-s, ushtria po pastrohet nga shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reagur ndaj vendimeve të fundit të Presidentës, Gordana Siljanovska-Davkoka për ndryshimet në strukturat komanduese të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. BDI kërkonë urgjentishtë ndërhyrjen e NATO-s për siç thonë, spastrimin e shqiptarëve nga strukturat komanduese të ushtrisë. Këto veprime sipas partisë opozitare, jo vetëm që margjinalizojnë shqiptarët, por gjithashtu cenojnë drejtpërdrejt integritetin dhe sigurinë e strukturave tona mbrojtës. Nga partia e Ahmetit thonë se zhvendojsa e Gjeneralit shqiptarë, Besnik Emini nga posti i Komandantit të Komandës së Operacioneve në një pozitë administrative në Ministrinë e Mbrojtes përbën një goditje serioze ndaj rolit të shqiptarëve në armatë.
BDI
“Zhvendosja e gjeneralit Besnik Emini nga posti i Komandantit të Komandës së Operacioneve—një pozicion kyç që mbulon rreth 80% të kapaciteteve operative të ushtrisë—drejt një pozite administrative në Ministrinë e Mbrojtjes, përbën një goditje serioze ndaj rolit të shqiptarëve në ushtri. Kjo lëvizje dobëson strukturën komanduese të ushtrisë dhe rrezikon sigurinë kombëtare. Për më tepër, emërimi i kolonel Lulzim Nuredini në pozitën e Komandantit të Komandës për Trajnim dhe Doktrinë, duket si një përpjekje për të maskuar këtë padrejtësi. Vendosja e një oficeri shqiptar në një pozicion me ndikim të kufizuar nuk kompenson përjashtimin e udhëheqësve shqiptarë nga komandat operative kritike”.
BDI i bën thirrje urgjente NATO-s dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë që të shqyrtojnë me kujdes këto veprime, të cilat siç thonë, jo vetëm shkelin parimet e përfaqësimit të drejtë, por gjithashtu komprometojnë gatishmërinë operacionale dhe sigurinë e forcave të armatosura. Ata gjithashtu kërkojnë rishikim dhe anulim të menjëhershëm të këtyre vendimeve për të siguruar që udhëheqja të reflektojë përbërjen shumëetnike të shtetit tonë dhe të ruajë standardet më të larta të kompetencës dhe përfshirjes.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/