Zelensky: Jemi të gatshëm për një armëpushim të menjëhershëm në qiell dhe në det

Zelensky: Jemi të gatshëm për një armëpushim të menjëhershëm në qiell dhe në det

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shpallur gatishmërinë për të punuar shpejt në përpjekje për të përfunduar luftën, duke theksuar se fazat e para mund të përfshijnë lirimin e të burgosurve dhe një armëpushim.

“Jemi gati të punojmë shpejt për t’i dhënë fund luftës dhe fazat e para mund të jenë lirimi i të burgosurve dhe një armëpushim,” shkroi Zelensky në platformën X.

Ai theksoi se armëpushimi duhet të nisë nga ajri, duke përfshirë ndalimin e lëshimit të raketave, dronëve me rreze të gjatë, dhe bombardimeve të rrjeteve të energjisë dhe infrastrukturës civile, duke shtuar se Rusia duhet të marrë pjesë në këtë proces nëse ka vërtetë dëshirë për paqe. “Një ndalim i lëshimit të raketave, dronëve me rreze të gjatë, bombardimi i rrjeteve të energjisë dhe infrastrukturës tjetër civile, por kjo duhet të bëhet edhe nga Rusia nëse ajo e do paqen,” theksoi ai.

Zelensky gjithashtu theksoi se Ukraina është e angazhuar të ecë shpejt përpara me të gjithë hapat e ardhshëm dhe të punojë me Shtetet e Bashkuara për të arritur një marrëveshje përfundimtare solide. “Ne si Ukrainë duam të ecim shumë shpejt nëpër të gjithë hapat e ardhshëm dhe të punojmë me Shtetet e Bashkuara për të rënë dakord për një marrëveshje përfundimtare solide,” përfundoi ai.

 

MARKETING