BOTA NË FOKUS | Vjedhja e pasurive të Kongos nga fuqitë perëndimore

-Konflikti aktual në Republikën Demokratike të Kongos (RDK) është përshkallëzuar ndjeshëm, veçanërisht në pjesën lindore të vendit, ku grupi rebel M23 ka intensifikuar veprimtarinë e tij.
-Që nga fillimi i janarit 2025, përparimi i milicisë M23 në lindje të Republikës Demokratike të Kongos ka rezultuar në vdekjen e rreth 7,000 personave.
-Që nga Lufta e Dytë Botërore, SHBA identifikoi Kongon si burim të çmuar uraniumi për programin e saj bërthamor, duke e përdorur atë për krijimin e armëve bërthamore të cilat më vonë i hodhi në Hiroshima dhe Nagasaki.
-Kur kryeminsitri i parë kongolez Patrice Lumumba tentoi të nacionalizojë minierat e uraniumit dhe për këtë kërkoi ndihmën e Bashkimit Sovjetik, atëherë presidenti amerikan Ajzenhover miratoi personalisht një komplot të drejtuar nga CIA për të vrarë Lumumbën.
-Në vitin 1961, me përfshirjen e agjencive të inteligjencës belge dhe amerikane, Lumumba u arrestua, u torturua dhe u ekzekutua, ndërsa trupi i tij u tret në acid.
Avdi Bakiju /SHENJA/