Mexhiti: Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, partnerët do të mbështesin njëri-tjetrin aty ku ka nevojë
 
						Zv/kryeministri Izet Mexhiti, i pyetur lidhur me koalicionet  e mundshme, tha se partnerët vazhdimisht e kanë përkrahur njëri tjetrin në zgjedhje dhe se kjo pritet të ndodhë edhe në zgjedhjet lokale.
Mexhiti tha se si partnerët në qeveri ashtu edhe në opozitë e kanë këtë praktikë që nga vitet e 90’ta.
 “Partnerët në qeveri do të mbështeten sipas nevojës, mirëpo me lista do të dalin të veçanta për këshilltarë, ndërsa kandidatët në raundin e dytë do të përkrahen, kush ku ka nevojë”, tha Mexhiti.


 
			 	 
			 	 
			 	 
			 	 
			 	