Hamza: Ne nuk do të përfshihemi në një asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja Bedri Hamza ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Ai ka deklaruar se LVV ka nxitur urrejtje, kurse ne bashkim dhe bashkëpunim.
“Ne nuk do të përfshihemi në një asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dallime të mëdha, ata duan pushtet absolute, nuk kanë as program dhe gjatë fushatës ikën nga ballafaqimi… Ata i ofenduan kundërshtarët e tyre politik e përmes kësaj edhe qytetarët e R. së Kosovës. Ata nxitën urrejtje, kurse ne bashkim dhe bashkëpunim”, tha Hamza.
“Opozita mund ta bëjë qeverinë e re, nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk mundet”, shtoi ai.