(VIDEO) Interpelancë për pesë anëtarë të Këshillit Gjyqësor

(VIDEO) Interpelancë për pesë anëtarë të Këshillit Gjyqësor

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, VLENIT dhe ZNAMIT sot kanë dorëzuar interpelancë për punën e 5 anëtarëve të këshillit gjyqësor të cilët janë propozuar dhe votuar nga kuvendi. Kordinatori I VMRO-DPMNE-së Nikolla Miceski kërkoi përkrahje nga të gjitha partitë opozitare lidhur me këtë dhe tha se  qëllimi i tyre është  një sistem gjyqësor më i mirë, më efikas dhe i pavarur.

NIKOLLA MICESKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

“Dua t’ju rikujtoj se grupi parlamentar I VMRO-DPMNE-së ka votuar kundër raportit vjetor për punën e këshillit gjyqësor në vitin 2023 dhe ai nuk ka qenë I miratuar nga ana e qeverisë. Kjo flet shumë dhe është një nga arsyjet e shumta për të cilën ne sot e kemi dorëzuar këtë interpelancë. Unioni Europian dhe publiku në Maqedoni vazhdimisht kanë folur për mangësi serioze në punën e këshillit gjyqësor, kryesisht në aspekt të pavarësisë, transparencës dhe llogaridhënies. Këto vërejtje janë të një rëndësie vendimtare për procesin e reformave në gjyqësor  dhe përparimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Për interpelancën ndaj anëtarëve të këshillit gjyqësor një ditë më parë njoftoi edhe kryeministri Hristijan Mickoski i cili tha se anëtarët e këshillit gjyqësor duhet të shkarkohen sespe janë pjesë e sistemit i cili mbetet bastioni kryesor i korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit . Pas deklaratës së Mickoskit pati reagime të shumta ndërkaq kryetari i Këshillit Gjyqsor Aleksandar Kambovski tha se mbetet në qëndrimin se sipas ligjeve të deritanishme antarët e Këshillit Gjyqsor, mund t’i shkarkojë vetëm Këshilli.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING