DPHM: Më ftohtë në Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ftohtë ka qenë në Berovë, ku janë matur -4 gradë.
Pasohet nga -2 Mavrovë, -1 Tetovë, Strumicë, Lazaropole, Kodra e Diellit, 0 Shkup-Petrovec, Manastir, Prilep, Demir Kapi, Veles, 1 Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Shtip, Kavadar, 2 Ohër, Pretor , Krushevë, Gjevgjeli, 4 Vinicë.
Lartësia e mbulesës së borës: 32 cm në Kodrën e Diellit, 15 në Mavrovë.
Dita do të jetë pjesërisht me vranësira, paradite me mjegull në disa lugina.
Kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale kryesisht në pjesët perëndimore dhe kohë pas kohe e dobët në malet më të larta në veriperëndim.