(VIDEO) Sëmundjet ngjitëse, ISHP: 554 persona jetojnë me HIV

(VIDEO) Sëmundjet ngjitëse, ISHP: 554 persona jetojnë me HIV

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në Maqedoninë e Veriut ka 554 persona me HIV-SIDA. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit dhjetor janë raportuar dy raste të konfirmuara me HIV, tek meshkujt, të grupmoshës 40-49 vjeç, ndërsa një person i grup moshës 20- 29 vjeç ka vdekur nga SIDA në nëntor të vitit të kaluar.

MARKETING

Description of image

ISHP

Sipas evidencës ekzistuese të rasteve të raportuara nga viti 1987 deri në vitin 2024 numri i personave të regjistruar me HIV/SIDA në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 688, ndërsa 130 prej tyre kanë vdekur”.

Në grupin e infeksioneve seksualisht dhe të transmetueshme me gjak, duke përjashtuar HIV/SIDA, janë regjistruar 22 persona të infektuar, prej të cilëve shtatë raste me sifilis, gjashtë raste me hepatit B viral, pesë me hepatit viral C dhe katër me infeksion klamidia.

Instituti I Shendetit Publik informoi edhe për gjashtë raste të reja pozitive me Covid-19 të cilët u regjistruan nga 6 deri më 12 janar. Dy raste janë regjistruar në Kumanovë dhe Strumicë, një në Shkup si dhe një në Kërçovë. Ndonëse numri i rasteve me Covid-19 në baza javore është i vogël, nga institute theksojnë se ekziston rreziku që aktiviteti i Sars-CoV-2 të rritet, dhe nxjerr në pah nevojën e vazhdueshme për mbikëqyrje – epidemiologjike dhe virologjike, në nivel kombëtar dhe rajonal.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING