(VIDEO) Ndryshimi i ligjit për energjetikë, MEPSO nën ombrellën e Ministrisë

(VIDEO) Ndryshimi i ligjit për energjetikë, MEPSO nën ombrellën e Ministrisë

Keqpërdorimet që janë në kompanitë shtetërore energjetike gjatë qeverisë së kaluara janë krime shumë më serioze se sa ato që aktualisht po heton Prokuroria Publike, pretendon ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska. Përpos rastit “aditiv” ku janë përfshirë ish drejtorë të Kombinatit të Minierave Energjetike Manastir dhe Osllomej si gjashtë procedurave parahetimore që po zhvillon së fundmi prokururia, ministrja në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se , janë shpenzuar rreth 400 milionë euro për furnizim të energjisë. Për këtë, Bozhinovksa theksoi se, ka biseduar me Revizorin Shtetërore dhe ka kërkuar që këtë vit, të gjithë objektet energjetike të përfshihen në revizion.

Sanja Bozhinovska, ministre e Energjetikës

“Folëm për ato që ka ndodhur në MEPSO, KME Manastir, ka informata për shembull se, rreth 400 milionë euro janë harxhuar për furnizim të energjisë elektrike. Për rastin aditiv gjithashtu kam pasur njohuri, edhe pse është 6,5 milionë euro. Megjithatë, është mirë që filloi prej diku. Shpresoj se ky nuk do të jetë vetëm një rast, nga mediat kuptova për këto gjashtë të tjera. E përshëndes punën e tyre dhe shpresoj se, do të ketë epilog gjyqësor për gjithë këto parregullësi”.

Ajo po ashtu, paralajmëroi edhe ligj të ri të energjetikës, i cili mes tjerash, do të përfshijë edhe ndryshime në aspektin e institucioneve që do të mbulojnë kompanitë shtetërore energjetike.

Sanja Bozhinovska, ministre e Energjetikës

“Po punojmë në ligjin e ri të energjetikës dhe me ligjin e ri të energjetikës MEPSO do të përfshihet nën ombrellën e ministrisë, që mendoj se, është e natyrshme dhe normale. Me atë që, duhet të kemi kujdes se, SHA EMV do të mbetet nën Qeverinë, MEPSO do të jetë nën Ministrinë e Energjetikës. Sepse, nuk mund të jenë nën të njëjtën ministri edhe prodhimi edhe distribuimi. Do të thotë, kjo është në përputhje me Rregullativat evropiane”.

Këtë vit, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i Formuit Global të ardhmërisë energjetike. Minsitrja tha se, kjo do të jetë një ngjarje serioze botërore,në të cilën  do të jenë 500 pjesëmarrës të nivelit të lartë, përfshirë këtu edhe investitorë potencialë në vend.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING