(VIDEO) Abdylvehab Ejupi: Izraeli nuk ka arritur asnjë qëllim strategjik!
Kështu e pritën lajmin e çlirimit, fëmijët e Gazës, të cilët për muaj të tërë e gjitha që kishin dëgjuar e parë ishin bomba shpërthyese, njerëz të vrarë, objekte të rrënuara dhe e vetmja që që kishin përjetuar ishte vetëm dhimbje e lot. Por rezistenca, durimi e forca që treguan qytetarët e këtij vendi përveç që i dha shembull të jashtëzakonshëm botës, lufta u finalizua me një marrëveshje për armëpushim. Marrëveshja duhet të hyj në fuqi më 19 janar ditën e diel, por ndërkoh gjatë ditës, Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ende nuk është rënë dakord përfundimisht për marrëveshjen, por po përfundohen detajet e fundit.
Eksperti i njohjes së rrethanave të gjeopolitikës Abdylvehap Ejupi, për TV Shenja, thotë se Izraeli nuk ka arritur asnjë qëllim tjetër stratgjik dhe taktik. Qëllimin e vetëm që e arriti ishte që ta kthej urrejtjen e botës ndaj tyre me gjenocidin e ushtruar 24/7. Sipas tij, Izraeli është humbësi më i madh deri në këtë moment.
Abdylvehab Ejupi, ekspert
“Izraeli nuk ka arritur asnjë qëllim në Gaza, duke filluar nga tentimi i ushtrimit gjenocid me qëllim të ç’rrënjosjes dhe të spastrimit etnik të Gazës, pra një gjë e tillë nuk u bë. Mbi 1.5 milion afër 2 milion qytetarë të Gazas janë brenda saj, pra qëllimi i dytë është që nëpërmjet bombardimeve të padiskriminueshme dhe tentimit të ushtrimit gjenocid pra të zhdukjes nuk arriti ta bëjë as këtë. Nuk arriti as ta ç’rrënjos edhe organizatën politike dhe ushtarake të përfaqësuesëve palestinez, siç është Hamasi dhe Hamasi vazhdon të qëndroj në pushtet në Gaza”.
Me qenë se Netanjahu dhe Gallant janë të akuzuar për krime luftë për tentim të kryerjes së gejnocidit, sipas Ejupit, veprimet e mëtejshme, do të jenë test për vendet perëndimore, që ata vetë i kanë krijuar ligjin dhe gjykatat ndërkombëtare.
Abdylvehab Ejupi, ekspert
“Kjo do të vë në test gatishëmrinë dhe sinqeritetin e vendeve përëndimore se sa do të respektojnë ligjin dhe gjykatat që ata vetë i kanë krijuar. Pra, dhe çdo tentim i Netanjahut dhe Gallant për t’u larguar nga Izraeli, duhet të pasoj me arrestimin e tyre dhe dërgimin në Gjykatën e Hagës dhe nëse një hap i tillë nuk merret nga një vend ku Netanjahu do të tentoj të shkoj në SHBA aspo ndonjë vend tjetër evropian, kjo është thyerja e vetë marrëveshjeve ndërkombëtare por edhe shpalosje e hipokrizis së vendve perëndimore”
Duke folur për rolin e Turqisë, ai u shpreh se shteti turk që nga dita e parë është një mbështetëse kryesore e çështjes palestineze në përgjithësi, veçanërisht e Gazës. Ajo sipas Abdylvehab Ejupit, ka luajtur rol proaktiv si në aspektin diplomatik, poashtu edhe në aspektin humanitar. Kjo siç tha më tej u tregua edhe në mesazhin e mbrëmshëm të Hamasit ku mes tjerash e falenderoi edhe Turqinë për rolin e saj proaktiv.
Rikthimi Gazës në jetën normale tha Ejupi është shumë i vështirë, sepse 2/3 e Gazës është shkatërruar totalisht, veçanërisht pjesa ku ka qenë më e dendur, pjesa e veriut dhe ajo qëndrore dhe rikthimi në realitet do të marrë dekada të tëra.
Ndërkohë, Marrëveshja mes Gazës dhe Izraelit, duhet të zbatohet në tri faza. Marrëveshja përfshin një armëpushim të përkohshëm, që për momentin do të ndalojë shkatërrimin e vazhdueshëm në Gaza, lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe shumë prej të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli. Marrëveshja do të lejojë gjithashtu kthimin e palestinezëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre – megjithëse, pas fushatës së qëllimshme të shkatërrimit nga Izraeli, shumë shtëpi nuk ekzistojnë më.
Që nga tetori i vitit 2023,Izraeli ka vrarë mbi 46,000 palestinezë.
Emine Ismaili /SHENJA/