Rikthehet dueli i shekullit në boks, Usyk dhe Fury përballen sot në ring
Numërimit mbrapsht tashmë po i vjen fundi, teksa Oleksandër Usyk dhe Tajson Furi do të kenë mbrëmjen e sotme duelin e revanshit në Riad të Arabisë Saudite, sfidë që pritet të nisë rreth orës 23:30. Një përballje që ka në lojë titujt e peshave të rënda: VBA, VBO dhe VBC. Këto breza i mban Usyk, i cili e mposhti Fjurin në duelin e 24 majit, ndeshje e zhvilluar gjithashtu në Riad. Fjuri pësoi humbjen e parë të karrierës së tij, ndërsa Usyk arriti të ribashkonte për herë të parë në 25 vitet e fundit katër titujt botërorë të kategorisë më të lartë të boksit. Ndërkohë, rekordi i Fjurit është prej 34 fitoresh, një barazim dhe një humbje. Ky meç pritet të shënojë edhe rekorde arkëtimesh. Nëse duelin e parë shuma ishte 150 milionë dollarë, me Fjurin që mori 70% të kësaj shume edhe pse humbi, këtë herë shifra do të jetë 191 milionë dollarë, ndërsa Usyk pritet të ketë më tepër përqindje sesa në sfidën e parë.