Reagim i Toshkovskit për akuzat e LSDM-së: MPB ka xhirime, polici është suspenduar
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot pasdite u prononcua për akuzat e LSDM-së lidhur me arratisjen e Artan Grubit, për të cilin është shpallur fletarrest ndërkombëtar për rastin me Lotarinë Shtetërore.
Ai thekson se MPB ka xhirime për ngjarjen, ndërsa nëpunësit policor i është shqiptuar suspendim.
“Personalisht nuk e njoh personin në fjalë dhe as personalisht nuk kam nënshkruar apo nxjerrë ndonjë akt lidhur me emërimin e tij për të punuar në policinë kufitare në Maqedoni. Më vjen keq që një parti që e quan veten parti shtetformuese, sërish mbron partnerët e saj, pra BDI-në, dhe sërish tregon se nuk punon në interes të qytetarëve të saj, por në interesin fitimprurës të bashkëpunëtorëve të tyre më të afërt, përndryshe personi që është pikërisht i pakapshëm për organet e përndjekjes në kohën kur ata ishin “në dashuri”, tha se ishin një.”, tha Toshkovski.