ASh e Selës reagon ndaj rastit të Agim Islamit: Të kërkohet përgjegjësi nga gjyqtarët, ankesa duhet të pranohet pa asnjë dilemë

ASh e Selës reagon ndaj rastit të Agim Islamit: Të kërkohet përgjegjësi nga gjyqtarët, ankesa duhet të pranohet pa asnjë dilemë

Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën ka reaguar pas informacionit se është refuzuar ankesa për rigjykim të rastit “Alfa” për Agim Islamin.

Nga ASh-ja pjesë e Frontit Evropian thonë se duhet të merren në përgjegjësi gjyqtarët të cilët refuzuan ta dërgojnë në rigjykim rastin “Alfa” dhe ankesa duhet të pranohet.

“SKANDALOZE – Këshilli Gjyqësor duhet ti marrë në përgjegjësi këtë përbërje gjyqtarësh që ka refuzuar një ekspertizë te licencuar që dëshmon pafajësinë e Agim Islamit. Refuzimi i saj përbën një shkelje të rëndë të rendit ligjor dhe kushtetues të RMV-së, si dhe një shkelje të të drejtave të njeriut. Ankesa ndaj këtij vendimi duhet të pranohet pa asnjë dilemë.

P.S. Përfaqësuesit politikë shqiptar vLEN gjegjësisht përkthyesit e VMRO-DPMNE-së, si gjithmonë, heshtin përballë rasteve kur shkilen shqiptarët duke treguar pafuqinë e tyre politike, e bejnë si papagallë, kur nuk i pyet askush. Turp!”, thonë nga ASh e Selës.

MARKETING