Bislimoski: Nga 1 janari për 0,92 për qind do të rritet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë

Bislimoski: Nga 1 janari për 0,92 për qind do të rritet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë

Çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri nga 1 janari do të rritet për 0,92 për qind. Në bllokun e parë rritja është 0,68 për qind, në të dytin për 0,9 për qind, në të tretin për 1,93 për qind, në të katërtin për 2,24 për qind, ndërsa tarifa e lirë rritet për 0,9 për qind, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE).

“EVN Home ka dorëzuar vendim për kontroll dhe shqyrtim në Komisionin Rregullator dhe sipas kërkesës së tyre, çmimi i amvisërive është dashur të rritet për 4.4 për qind. Nuk kemi pasur dallime në pjesën më të madhe të kostove të prokurimit, sasive, transmetimit. Dallimi i vetëm ishte faktori korrigjues përmes të cilit sigurojmë stabilitet çmimesh dhe çmime që do të kenë ndikim minimal në koston totale të energjisë elektrike të qytetarëve. Siç u premtua, çmimi mesatar po rritet me 0.92%. Blloku i parë për 0,68 për qind, blloku i dytë për 0,9 për qind, blloku i tretë për 1,93 për qind, blloku i katërt për 2,24 për qind dhe tarifa e lirë rritet për 0,9 për qind”, tha kreu i KRRE-së, Marko Bislimoski.

MARKETING