(VIDEO) Kosovë, krerët qeveritarë vlerësojnë marrëveshjen me kompaninë shtetërore turke
Drejtuesit qeveritarë në Kosovë po e vlerësojnë nënshkrimin e marrëveshjes me prodhuesin shtetëror turk MKE për hapjen e fabrikës së prodhimit të municioneve në Kosovë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për forcimin e kapaciteteve të Kosovës në prodhimin e municioneve, jo vetëm për Ushtrinë e Kosovës, por edhe për Policinë e Kosovës.
XHELAL SVEÇLA, MINISTËR I BRENDSHËM I KOSOVËS
“Republika e Kosovës do të ndërrojë kapacitetet për të prodhuar municionet e nevojshme për ushtrinë, por edhe për Policinë e Kosovës, besoj se duke parë kontratën shumë shpejt do të fillojnë punimet dhe në afatin rekord brenda kërkesave teknike kjo do të realizohet. Vullneti ynë është që kjo të bëhet sa më parë, ka gatishmëri edhe nga pala tjetër ata të fillojnë menjëherë dhe të ketë angazhim serioz që kjo të kryhet me sukses”
Sveçla ka shpjeguar se puna do të nisë shumë shpejt dhe se kontrata e nënshkruar me prodhuesin turk shtetëror do të realizohet brenda afateve të kërkuara teknike.
XHELAL SVEÇLA, MINISTËR I BRENDSHËM I KOSOVËS
“Do të ketë dhe jam i bindur rezultatet të tjera të cilat do të shfaqen shumë shpejtë dhe do të kemi lajme të mira ende”
Ndërkohë dje pas ceremonisë së nënshkrimit të kontratës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se me mbështetjen me këtë kontratë janë hedhur themelet e industrisë vendase të mbrojtjes.
Ndërkohë, për nënshkrimin e marrëveshes ka bërë njoftim edhe prodhuesi shtetërr turk. “Jemi krenarë që kemi kontribuuar në eksportet e industrisë së mbrojtjes së Turqisë duke forcuar vendin tonë mik dhe vëllazëror Kosovën, me këtë kontratë të nënshkruar”, theksohet në njoftim. /SHENJA/