Kabineti i Gashit: Rezultati i interpelancës nuk do të ketë ndikim në pozitën e Ilire Dautit

Kabineti i Gashit: Rezultati i interpelancës nuk do të ketë ndikim në pozitën e Ilire Dautit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, siguron opinionin se të gjitha procedurat parlamentare zhvillohen në përputhje të plotë me Rregulloren e Punës, kushtetutën dhe ligjet.

Kryeparlamentari Gashi nuk ka diskrecion për të bllokuar interpelancat—ai është i detyruar t’i përcjellë ato për procedurë të mëtejshme, ashtu siç ndodhi disa muaj më parë kur një interpelancë u iniciua edhe ndaj tij personalisht. Interpelanca ndaj znj. Ilire Dauti është një nga pesë interpelancat që janë aktualisht në proces, së bashku me ato ndaj ministrave Mexhiti, zv. ministrit Iseni, ministrit Toshkovski dhe ministrit Stoilkovic. Është e rëndësishme të theksohet se, konform procedurave parlamentare, rezultati i interpelancës nuk do të ndikojë në pozitën e znj. Dauti si Kryetare e Komisionit që ajo drejton. Kryetari Gashi mbetet i përkushtuar për të ruajtur integritetin e Kuvendit dhe të procedurave të tij.

MARKETING