(VIDEO) Aggeler: Autoritetet amerikane me vëmendje po ndjekin hetimet dhe arrestimet në RMV

(VIDEO) Aggeler: Autoritetet amerikane me vëmendje po ndjekin hetimet dhe arrestimet në RMV

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler tha se autoritet amerikane me vëmendje po i ndjekin hetimet dhe arrestimet dhe shpresojnë që ato të japin fryte. E pyetur nëse është habitur që ka parë emrin e ish zëvendës kryeministrit Artan Grubi në “listën e zezë” amerikane, Aggeler u përgjigj se “Jo”.

ANGELA AGGELER, AMBASADORE E SHBA-SË NË RMV

Dhe supozimi im është se ndoshta askush në këtë vend, në mesin e qytetarëve, gjyqësorit, mes kujtdo tjetër, nuk do të çuditej të shihte emrin e tij në listë. Një nga gjërat që është vazhdimisht e vërtetë është kur Shtetet e Bashkuara shpallin emërimin e një individi, askush nuk thotë: ‘Zot, nuk mund ta besoj’. Të gjithë e dinë në këtë vend se kush është i korruptuar. Kjo është diçka për të cilën kemi punuar ngushtë me Uashingtonin. Nuk u befasova aspak”.

Në një intervistë për “Slloboden Peçat” ajo thotë se është në kontakt me ish kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, e cila dha dorë heqje pak ditë më parë si dhe me shumë gjykatës të tjerë.

ANGELA AGGELER, AMBASADORE E SHBA-SË NË RMV

Vendimet e Këshillit Gjyqësor nuk varen nga ne. Dhe sinqerisht, shpresoj dhe komentet e mia për Këshillin Gjyqësor, për përbërjen e Këshillit Gjyqësor, për komentet nga kryeministri dhe të tjerët për ndryshimin e anëtarësisë ose se si funksionon kjo, gjithmonë kanë qenë se ky është një proces që duhet të menaxhohet me kujdes dhe mendim të thellë. Edhe sot është ashtu si më parë. Është e rëndësishme që të ketë një Këshill Gjyqësor që punon në mbështetje të sistemit gjyqësor, që funksionon si një balancë për aspektet e tjera të sistemit gjyqësor”.

Ajo thotë se është e kënaqur me punën e qeverisë, por thekson se ka ende shumë punë për të bërë. Si dy lëmi ku duhet të punohet shumë ajo përmend arsimin dhe shëndetësinë. /SHENJA/

 

MARKETING