Toshkovski: Dy persona për rastin e tretë nuk janë të kapshëm, opinioni e di kush janë ata!

Toshkovski: Dy persona për rastin e tretë nuk janë të kapshëm, opinioni e di kush janë ata!

Ministri Pane Toshkovski tha se rasti i tretë për të cilën është vepruar këtë mëngjes është në fazë të hershme.
Ai tha se me urdhër të Prokurorisë janë bërë më tepër bastisje në më shumë lokacione, ndërsa është vepruar në bazë të kallëzimit penal kundër tetë personave prej të cilëve njëri është ish kryeministër, njëri është zv/kryeministër, njëri është sekretar gjeneral dhe njëri drejtor.
Në këtë fazë, tha Toshkovski, ka dyshime se ata kanë bërë më tepër vepra penale me të cilat e kane dëmtuar buxhetin e shtetit.
“Gjatë bastisjeve tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur para rreth 40 mijë euro, tek tjetri rreth 20 mijë euro. Dy nga personat e kërkuar nuk janë të kapshëm për organet e drejtësisë”, tha Toshkovski, raporton SHENJA.
Ministir Toshkovski, opinioni e di shumë mirë se kush nuk janë të kapshëm.
“Njëri prej tyre tha se është i pastër si loti, dhe ja publikisht i bëj ftesë që të kthehet në Maqedoni, dhe të lejojë që organet ta kryejnë detyrën”, tha Toshkovski.

MARKETING