Shërbimi për Shpëtim Malor Ohër: Kujdes në zonat malore këtë fundjavë

Shërbimi për Shpëtim Malor Ohër: Kujdes në zonat malore këtë fundjavë

Të gjithë adhuruesit e zonave malore dhe aventurave të borës duhet të bëjnë kujdes në zonat malore më të larta për shkak të paralajmërimeve për reshje të vazhdueshme bore të përcjella me erë mesatare deri të fortë për fundjavën e zgjatur, e cila do të ndikojë ndjeshëm në dukshmëri dhe navogacion në zonat e larta, paralajmëron Shërbimi për Shpëtim Malor në Kryqin e Kuq të Ohrit.

Sipas informacioneve, kujdes të veçantë duhet të kenë ata që planifikojnë të vizitojnë Parkun Nacional të Galiçicës, përmes rrugës rajonale Ohër – Oteshevë, e cila është e mbyllur për qarkullim pikërisht për shkak të ekspozimit dhe lartësisë mbidetare.

“Kalimi në këtë rrugë është tërësisht i pakalueshëm me rrëshqitje dëbore mbi dy metra të shkaktuara nga reshjet e mëparshme të borës, ndërsa në ditët në vijim pritet një përkeqësim i dukshëm i kësaj situate”, qëndron në paralajmërimin e Shërbimit për Shpëtim Malor.

Për shkak të kushteve të këqija të motit të paralajmëruara për fundjavë, bëjnë të ditur se për vizitorë nuk do të jetë e hapur as shtëpia malore “Spiridon” në Galiçicë.

Edhe Parku Nacional “Galiçicë” rikujton gjithashtu se rruga Ohër – Resnjë përmes Galiçicës është e mbyllur për të gjitha llojet e komunikacionit për shkak të kushteve dimërore.

MARKETING