QMK: Në numrin 112 në 24 orët e fundit ka pasur 1.697 thirrje, janë shuar nëntë zjarre në qiell të hapur

QMK: Në numrin 112 në 24 orët e fundit ka pasur 1.697 thirrje, janë shuar nëntë zjarre në qiell të hapur

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se në 24 orët e fundit në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK janë regjistruar 1697 thirrje.

Prej tyre thirrje “reale” kanë qenë 63,46 për qind, ndërsa 36,54 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Nga thirrjet reale, drejt policisë janë drejtuar 75,15 për qind e thirrjeve, drejt ndihmës urgjente mjekësore 21,78 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 0,61 për qind.

QMK informon se në 24 orët e fundit ka pasur nëntë zjarre në ambient ​​të hapur, krahas ndërhyrjeve për shuarjen e zjarreve në vendbanime dhe të gjitha janë shuar. Janë djegur pyje me pisha, mbeturina, bimësi e ulët, kashtë, bar i thatë, shkurre dhe bimësi e thatë me kërcell të ulët. Ka ndërhyrë BNJTZ e Qytetit të Shkupit dhe NJTZ nga Manastiri, Strumica, Negotina, Berova, Koçani dhe Kriva Pallanka.

Lidhur me qarkullimin drejt Ponikvës dhe fshatit Beli, QMK-ja informoi se zhvillohet pa probleme, por ende në një korsi.

“Nga ana e qytetarëve të cilët protestojnë është paralajmëruar se deri në deponi do të lejohen vetëm automjetet e NPK “Ujësjellësi Koçan”, por jo edhe automjetet nga komunat tjera”, theksohet në kumtesë.

QMK bën të ditur se qytetarët që do të udhëtojnë apo shëtisin në pyje këtë fundjavë duhet të kenë parasysh se është paralajmëruar ndryshim i motit me reshje të shiut dhe borës në viset më të larta.

MARKETING