Jasin Konyali, pronari i ri i Shkupit prezent në Çair
Në këto momente është duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Sileksit në kuadër të xhiros së 15-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Prezent në stadiumin e Çairit është pēr herë të parë edhe pronari i ri i FC Shkupit.
Jasin Konyali është sponsori i ri i Shkupit. I njejti është duke e ndjekur Shkupin së bashku me drejtorin Sportiv Nderim Nexhipi dhe sekretarin Emir Shabanin.
Jasin Konyali bleu aksionet e klubit të Çairit nga Olgun Aydin. /SHENJA/