Mucunski: Shtatë ambasadorëve u përfundon mandati, së shpejti do të fillojë procesi i emërimit të ambasadorëve të rinj
Shtatë ambasadorëve të revokuar u përfundon mandati dhe kjo është procedurë e rregullt gjatë përfundimit të mandatit të ambasadorëve, konform Ligjit për pun të jashtme. Kështu që ky nuk është kthim i pazakontë ose konsultim, por përfundim i mandatit të rregullt të ambasadorëve, deklaroi sot shefi i diplomacisë Timço Mucusnki në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me kryesuesin aktual të OSBE-së, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Maltës, Jan Borg.
“Në lidhje me emërimin e ambasadorëve të rinj dhe konsujve kryesor, për momentin ka konsultime mes presidentes, kryeministrit dhe meje dhe pres që së shpejti të emërojmë ambasadorë të rinj duke marrë parasysh cilësinë e personave që i emërojmë”, u shpreh Mucunski.
Në lidhje me ambasadorin Zhernovski dhe ambasadorin Memedi, Mucunski tha se për momentin në kuadër të MPJ-së ka procedure dhe se opinion do të njoftohet kur do të përfundojnë këto procedur