(VIDEO) Taravari: Maqedonisë së Veriut i mungojnë të paktën 1000 mjekë
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, tha se të paktën 1000 mjekë mungojnë në shëndetësi. Në një intervistë për zërin e Amerikës ai theksoi se këta mjkë I duhen vendit urgjentisht dhe pa vonesë, të paktën deri në fund të vitit të ardhshëm. Ministri njofton punësimin e 600 specializantëve privat, si dhe gjetjen e zgjidhjes për 1200 punonjës shëndetësorë të punësuar me kontrata pune. Ministri tha se ata që presin punësim janë kandidatë potencialë për të ikur jashtë vendit.
ARBEN TARAVARI,MINISTËR I SHËNDESTËSISË
“Për të tejkaluar këtë situatë, Qeveria ka marrë vendim që të punësojë 600 specializantë privatë, 300 prej të cilëve deri në fund të këtij viti dhe 300 të tjerë gjatë vitit të ardhshëm. Deri në fund të vitit presim të zgjidhet statusi i 1200 punonjësve të tjerë shëndetësorë, disa prej të cilëve punojnë me kontratë prej 10 vitesh”.
Në nivel vjetor, sipas ekspertëve mjekësorë, nga vendi largohen rreth 250 mjekë, si dhe personel tjetër mjekësor. Ndërkaq, për të parandaluar ikjen e mëtejshme të personelit mjekësor, Taravari thotë se ka ende shumë punë për të bërë.
ARBEN TARAVARI,MINISTËR I SHËNDESTËSISË
“Të thuash që do ta parandalojmë 100 për qind është e pamundur. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të mbajtur profesionistët tanë, e kam fjalën për kujdesin shëndetësor. Një nga mënyrat që po flasim me kryeministrin dhe sindikatat e shëndetësisë është të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të kënaqshme për ta, në mënyrë që pjesa më e madhe e tyre të qëndrojë në vendin e tyre”.
Për shkak të mungesës së mjekëve, disa nga repartet e spitaleve në brendësi të shtetit janë mbyllur, ndërsa disa të tjera, punojnë me gjysmën e kapaciteteve të tyre.
Samir Mustafa /SHENJA/