Taravari: Nëse mendojmë racionalisht përkufizimi 20% duhet të hiqet

Taravari: Nëse mendojmë racionalisht përkufizimi 20% duhet të hiqet

Ministri i Shëndetësisë, dhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari në emisionin Win Win në Televizionin Telma është pyetur për çështjen e përkufizimit ofendues 20% të trashëguar nga qeveritë e kaluara. Ai ka shtuar se kjo gjë duhet të hiqet nëse ne si politikanë mendojmë racionalisht.

“Kur politikanët mendojnë racionalisht gjithqysh që edhe 20% duhet të hiqet nga Kushtetuta, prandaj nëse politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme kjo gjë tingëllon absurde, por kur mendohet me një vizion të qartë për të ardhmen dhe harmoninë brenda vendit kjo gjë duhet të hiqet njëherë e përgjithmonë”, tha Taravari.

Ai shtoi se nëse mendojmë në afat mesëm dhe afat gjatë nëse këto dy popuj pajtohen dhe bashkëpunojnë mes veti e ardhmja e shtetit do të jetë fantastike.

“Nëse mendojnë në intervale më të gjata kohore, dy popujt shqiptarët dhe maqedonasit, nëse bashkëpunojnë, pajtohen, e ndihmohen mes vete e ardhmja e vendit do të jetë në duar të sigurta dhe fantastike. Pa përjashtuar edhe popujt tjerë, si shtet multientik”, përfundoi Taravari.

MARKETING