Në mëngjes ftohtë, gjatë ditës diell dhe ngrohtë me temperatura deri 28 gradë

Në mëngjes ftohtë, gjatë ditës diell dhe ngrohtë me temperatura deri 28 gradë

Moti sot në mëngjes do të jetë më i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale, më të larta deri në fund të ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 22 deri 28 gradë.

Në Shkup mot me diell, me vranësira të vogla dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 26 gradë.

Nga DPHM-ja kumtojnë se nesër në mëngjes do të mbajë mot më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës mot me diell dhe relativisht i nxehtë me paraqitje të vranësirave lokale. Nga e enjtja do të ketë vranësira të shtuara dhe temperaturat e mëngjesit do të jenë pak më të larta, ndërsa në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Të premten dhe të shtunën do të ketë reshje lokale të shiut dhe temperaturat e ditës do të jenë më të vogla për 5 deri në 7 gradë.

MARKETING