(VIDEO) Plagosja me armë zjarri në Çair përplas partitë politike LSDM dhe VMRO
Incidenti i mbrëmshëm në Çair ka përplasur pushtetin dhe opozitën. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska ka akuzuar sot se me VMRO-në rrugët janë bërë “Perëndim i egër”, pasi siç tha ajo të shtëna ka pothuajse çdo ditë dhe në çdo hap dhe ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme, Pançe Toshkovskit.
BOGDANKA KUZEKSA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË
“ Një gjuajtje tjetër ka ndodhur në Çair mbrëmë. Me plot katër plagë me armë zjarri, një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe po lufton për jetën. Kjo është hera e dytë që në 1 muaj që të rinjët janë viktima, në shtator mbeti i plagosur edhe një tjetër i ri nga të shtënat me armë zjarri. Situata me sigurinë e rrugëve është përkeqësuar në mënyrë alarmante. Kjo është performanca e Qeverisë Mickoski në 100 ditët e fundit. Mosndëshkimi dhe joefektiviteti i Ministrisë së Punëve të Brendshme është festë për kriminelët që nuk kanë frikë nga Toshkovski dhe bëjnë çfarë të duan”.
Nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet akuzojnë se të shtënat e bandave të lira rreth Shkupit janë lëndë djegëse e drejtpërdrejtë për marrëdhëniet e LSDM-së me nëntokën e Shkupit dhe grupet e rrezikshme. Ata thonë se LSDM bëri manjatë nga bandat në Shkup duke paguar borxhin për zgjedhjet e vitit 2016 kur po këta banditë ishin në krye të selisë së LSDM-së në mbarë Shkupin. Nga atje akuzojnë edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të LSDM-së, Mile Zeçeviq, dhe ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, për të cilët thonë se kanë qenë plotësisht të informuar me këto çështje, ndërsa banditët kanë punuar si degë të tyre, derisa u bënë më të fuqishëm se ata.
VMRO
“LSDM, ndërsa merr pilulat për të harruar, të mos mendojë se po i merr edhe i gjithë kombi. Populli e mban mend, sidomos shkupjanët dhe veçanërisht fëmijët e vegjël dhe prindërit, fëmijët e të cilëve shohin drejtpërdrejt se çfarë po ndodh në rrugët e Shkupit dhe se si është bërë më e lehtë blerja e drogës se sa një anallgin”.
Reagimi i VMRO-DPMNE së erdhi pasi LSDM akuzoi sot se me këtë pushtet rrugët e Shkupit janë kthyer në “ rrugë të pasigurta”.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/