(VIDEO) Kryetari i Haraçinës thirrje Qeverisë të ndajë mjete për kanalizimin
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, bashkë me kryetarin e komunës së Haraçinës, Rdivan Ibraimi, kanë inspektuar punimet e ndërtimit të kanalit periferik i cili është objekt rajonal për pranimin e ujërave atmosferike. Mexhiti theksoi se për shkak të mbetjeve, shishe plastike dhe bimësi, nuk ka mundur të qarkulloj kanali dhe për këtë kanë bërë këtë projekt me vlerë prej 64 milionë denarë për të kthyer funksionin e kanalit, projekt i cili pritet të përfundoj në qershor të vitit 2025.
Izet Mexhiti, kryeministër i Maqedonisë së Veriut
“Është i gjatë 27 kilometra ndërsa për momentin është duke u realizuar rregullimi i një pjese të kanalit periferik me mbështetje financiare nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej 64 milionë denarë. Me këto mjete intervenojmë në pjesën e urës në rrugën rajonale Shkup-Kumanovë me gjatësi prej 300 metrave. Projekti duhet të përfundojë deri në qershor të vitit 2025. Sipas asaj që vërejtëm në terren projekti realizohet sipas planit dinamik dhe deri më tani ka përfunduar 38 % e projektit.”
Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, sqaroi se punimet kanë filluar në fillim të vitit 2023 mirëpo ka pasur ngecje të punës e për këtë tani, ai tha se shpreson që këto punime siç kanë filluar të vazhdojnë deri në përfundimin e punës.
Ridvan Ibraimi, kryetar i komunës së Haraçinës
“Mendoj që duhet më intensivisht, në periudhë të fundit kanë ngecur punimet te kanali që po punohet dhe me shpresë që mos të ketë kështu ngecje padyshim që rëndësia e këtij kanali vetëm se u përmend disa herë. Nuk është e hijshme, nuk është njerëzore ku vendbanimet, shtëpitë, qytetarët që po jetojnë afër kanalit t’i kenë ujrat e zeza. Padyshim që kjo paraqet problem të madh për këto njerëz dhe mund të rrezikohet edhe shëndeti i këtyre qytetarëve.”
Ndërkaq për kanalizimin nëpër vendbanime, që është një projekt tjetër që ka filluar para vitit 2020 dhe ende nuk ka përfundua, Ibraimi, bëri thirrje urgjente deri tek Qeveria për të ndarë mjete për realizimin e këtyre gjërave elementare.
Merxhane Iseni /SHENJA/