(VIDEO) Nis viti i ri akademik, “Nënë Tereza” hapi dyert për 800 studentë të rinj
Në të gjitha universitetet e vendit sot ka filluar viti akademik 2024-25. Dyert për rreth 800 studentë të rinjë i hapi edhe Universiteti publik Nënë Tereza në Shkup. Rektori i këtij Universiteti, Izet Zeqiri, tha se janë të kënaqur me regjistrimin e studentëve të vitit të parë në tetë drejtime të ndryshme. Rektori sqaroi se janë përgaditur maksimalisht që ky vit akademik të jetë sa më i sukseshëm për të gjithë studentët, duke ju ofruar shërbime cilsore.
IZET ZEQIRI,REKTOR I UNIVERSITETIT NËNË TEREZA
“Kushtet në këtë kampus që e kemi përgatitur për studentetët janë ideale, d.m.th studentët kanë hapsira për mësim, kanë hapësira për aktivitete të ndryshme kulturore, zbavitëse në kuadër të unionit të studentëve dhe është gjithçka e përgatitur që studentët të shfrytëzojnë dhe ne si kuadër, si universitet, si profesoriat, si administratë, do të tentojmë të japim maksimumin në brumosjen e brezit të ri në krijimin dhe dhënien e edukatës intelektuale, administrata në dhënien e shërbimeve cilësore ndaj studentëve, në mënyrë që studentët të jen të kënaqur me kushtet dhe mënyrën se si studiojnë në Universitetin Nënë Tereza”.
Në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Universitetin Nënë Tereza në Shkup, fjalim mbajti edhe zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, nga ku ritheksoi edhe njëherë se qeveria ka siguruar 35.5 milion euro për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”. Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski me rastin e fillimit të ri akademik, vizitoi Universitetin “Kirili dhe Metodi”, nga ku tha se detyra e tyre si shtet është krijimi i kushteve dhe projekteve specifike që do të përmirësojnë cilësinë e arsimit të lartë, ndërsa ministrja e Arsimit dhe Shkencës, vizitoi Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip.
Samir Mustafa /SHENJA/