Persona të maskuar sulmojnë presidentin e FFM-së Muamed Sejdinin

Persona të maskuar sulmojnë presidentin e FFM-së Muamed Sejdinin

Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini është sulmuar sonte nga disa persona me maska në restorantin Ballkanika në Shkup.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi për media pranë FFM-së.

“Po, ka ndodh një sulm sot në darkë. Momentalisht, presidenti është duke dhënë deklaratë në polici për rastin”, ka deklaruar zëdhënësi i FFM-së.

Ende s’janë mësuar arsyet e ndodhjes së këtij rasti, me zëdhënësin e FFM-së që tha se nuk mund të shtojë më shumë detaje njëherë.

MARKETING