(VIDEO) BDI: BE ka ndarë rrugët me Maqedoninë e Veriut
Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për në udhtimin drejt Bashkimit Evropian, ka sjellur reagim nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ku nëpërmjet një komunikate për media këtë situatë e kanë cilësuar si ecuri të gabuar pasi që tashmë edhe BE ka ndarë rrugët me Maqedoninë e Veriut. Nga BDI thonë se vazhdimisht kanë paralajmëruar se kjo qeverisje do të ishte dështim që do të sillte pasoja të rënda për qytetarët.
Bashkimi Demokratik për Integrim
“Ky vendim është një pasojë e drejtëpërdrejtë e një dështimi politik, por mbi të gjitha është një padrejtësi e rëndë për cdo qytetar të Maqedonisë së Veriut që e ka parë Evropën jo vetëm si një qëllim politik, por si një aspiratë e thellë shoqërore dhe kulturore. Nuk jemi më në një rrugëtim të përbashkët me Shqipërinë, dhe kjo është nj goditje ndaj unitetit dhe qëndrueshmërisë rajonale për të cilën jemi përpjekur kaq gjatë.”
Nga BDI thonë se kjo nuk është një cështje partiake por një çështje kombëtare që prek çdo familje dhe individ që beson në një të ardhme më të mirë, të qëndrueshme dhe evropiane. “Historia do të na gjykojë për këtë moment, dhe ne nuk do të lejojmë që Maqedonia e Veriut të mbetet jashtë Evropës për shkak të dështimeve politike të momentit”, thonë nga BDI.
Merxhane Iseni /SHENJA/