Vendim historik: Tirana mirëpret Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s në 2025
Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë një mbledhje zyrtare në Tiranë dhe organizatore e eventit do të jetë FSHF.
Ky event i rëndësishëm do të mbahet më 8 shtator 2025 dhe do të jetë një ditë historike për Shqipërinë. Kujtojmë se Armand Duka është zv/president i UEFA-s, si asnjë shqiptar tjetër më parë.
Mbledhja e nivelit më të lartë të organit drejtues të UEFA-s në Tiranë do ta vendosë Shqipërinë në qendër të Europës.