Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gostivar, Saraj dhe Aerodrom, kuvendi voton ndryshimet ligjore

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gostivar, Saraj dhe Aerodrom, kuvendi voton ndryshimet ligjore

Me shumicë prej 83 votave “për”, deputetët e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it, ZNAM, por edhe të partisë opozitare BDI, në kuvend, sot i kanë votuar ndryshimet ligjore, me të cilat do të pengohet që në tre komunat, Aerodrom, Gostivar dhe Saraj, të mbahen zgjedhje të parakohshme. Kjo pasi që, ish krerët në këto komuna, Timço Mucunski, Arben Taravari dhe Blerim Bexheti, kanë hyrë në pushtetin ekzekutiv dhe ligjvënës.
Për ligjin kundër ishin 17 deputetët e LSDM-së, ndërsa deputetët e Levicës nuk votuan.
Për votimin e ndryshimeve të këtij ligji ishte i nevojshëm edhe Badenteri, që u arrit me ndihmën e deputetëve të BDI-së. /SHENJA/

MARKETING