Spektakël pa fitues mes City dhe Interit, PSG dhe Dortmund ia dalin në Champions

Spektakël pa fitues mes City dhe Interit, PSG dhe Dortmund ia dalin në Champions

Këtë të mërkurë u zhvilluan ndeshjet e radhës në Champions League. Dortmund fitoi 0-2 ndaj Clubbe Brugge, falë dy golave të talentit anglez Gittens.

Ashtu siç pritej, Interi dhe Manchester City zhvilluan një supersfidë, por nuk pati fitues, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 0-0. Si zikaltërit, ashtu edhe të besuarit e Guardiolës patën rastet e tyre, por pa i përkthyer dot në gol.
PSG kaloi 1-0 pengesën Girona. Goli i vetëm i takimit të mbajtur në Paris u realizua nga Mendes. Në sfidën tjetër, Celitc fitoi 5-1 me debutuesit e Slovan Bratislava.

MARKETING