BOTA NË FOKUS | A e dini kush janë kolonët ekstremist hebrenj?
-Të ardhur kryesisht nga vendet e Evopës në një tokë që ua paska “premtuar Zoti”, kolonët ekstremist hebrenj janë zakonisht njerëz me nivel të ulët të edukimit arsimor, që mjaftohen me mësimet e doktrinës fetare sioniste e që shërbejnë për të spastruar etnikisht çdo pëllëmbë të asaj që dikur ishte Palestinë.
–Shteti (Izraeli) gjithmonë i ka armatosur kolonët ekstremist hebrenj që të kryejnë aq shumë dhunë mbi popullsinë palestineze, saqë të detyrohen ta lënë vendin e tyre që pastaj ato të zëvendësohen me kolonë hebrenj.
-Që kur Izraeli filloi fushatën e tij brutale të bombardimeve në Gaza më 7 tetor, pas një sulmi vdekjeprurës të Hamasit, sulmet e kolonëve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor janë dyfishuar nga mesatarisht tre – në tetë incidente në ditë, sipas Kombeve të Bashkuara.
-Rritja e sulmeve të kolonëve ka detyruar qindra palestinezë të largohen nga shtëpitë e tyre që kur Izraeli filloi fushatën gjenocidiale mbi palestinezët në Rripin e Gazës vitin e kaluar.
-Të paktën 652 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar janë vrarë nga forcat izraelite prej se nisi lufta në Gaza para një viti.
-Janë këto shifra të regjistruara kohëve të fundit, por kjo mendësi sioniste ndaj palestinezëve në këtë vend ekziston që nga viti 1967, lufta 6 ditore që e provokoi Izraeli për të ndrequr atë që e konsideronin gabim të 1948-ës kur nuk e pushtuan Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
Avdi Bakiju /SHENJA/