Protesta në Tiranë, tensionohet situata, sulmohet selia e PS-së
Tensionohet situata, protestuesit sulmojnë me gurë selinë e PS në këto momente.
Të rinjtë arritën të kalonin një kordon të forcave të rendit dhe hodhën sende të forta drejt selisë duke thyer xhamat. Ndërkohë, nga godina e PS u panë edhe të dilnin persona të maskuar dhe me shkopinj në duar.
Nga ana tjetër, policia ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve me qëllim shpërndarjen e tyre.

