(VIDEO) Krahu i Taravarit deklaron se do të marrin ligjërisht vulat e Aleancës për Shqiptarët
Vendimi i Gjykatës së Apelit për ta rikthyer në rigjykim rastin për vulat e Aleancës për Shqiptarët, thelloi përçarjet mes tashmë dy krahëve të krijuara të partisë. Krahu i Arben Taravarit ju gëzua këtij vendimi duke thënë se Aleanca për Shqiptarët ju takon atyre. Pas një telenovele aspak fisnike dhe debati absurd se e kujt ishte partia, sipas deputetit Rijad Shaqiri, ligjërisht partia është e Arben Taravarit. Nga Gjykata e Tetovës Shaqiri tha se presin vendim ndryshe pasi siç tha vendimi paraprak ka qenë i ndikuar politikisht ndërsa mohoi akuzat e krahut tjeter të kësaj partie se është ndërruar gjykatesja në Gjykatën e Apelit në Gostivar.
Rijad Shaqiri, deputet i ASh-së së Taravarit
“Realisht me vendimin e vet Gjykata e Apelit e ka kthyer lëndën në rigjykim. Me vet faktin që kthehet lënda në rishqyrtim në gjykatë, drejtësia do të vihet në vend sepse realisht konform deklarimeve tona dhe konform asaj që ne e kemi dëshmu si dëshmi materiale brenda Gjykatës Themelore në Tetovë, 70% e Kuvendit Qëndror të partisë tonë janë nënshkrimet e deponuara në gjykatë, 70% e Kryesisë Qëndrore pjesë përbërëse e kësaj srukture dhe 70% e Kongresit të Përgjithshëm të partisë janë pjesë përbërëse e këtij organizimi politik”.
Kurse deputeti i krahut të Ziadin Selës Elmi Aziri u shpreh se ky vendim nuk nënkupton se vulat i takojnë palës tjetër por se vendimin do ta marr Gjykata Themelore e Tetovës. Edhe ata janë të binur se kanë shumicën e delegatëve dhe antarëve të strukturës partiake.
Elmi Aziri, deputet i ASH-së së Selës
“Ne jemi të bindur që shumica e delegatëve, antarëve të kongrsëit, antarët e Kuvendit Qëndror të strukturës partiake janë pjesë e Aleancës ëpr Shqiptarët aty ku jemi ne dhe presim që tash pas ritkhimit edhe njëherë, pas presioneve që janë bërë në Gjkykatën e Apelit, lënda është rikthy në Gjykatën Themelore në Tetovë dhe presimq ë ajo ta verifikoj edhe njëherë vendimin e saj paraprak me të cilin është konfrimuar se Aleanca për Shqiptarët i takon Ziadin Selës”.
Gjykata e Apelit në Gostivar solli vendim që rastin me vulat e partisë Aleanca për Shqiptarët ta kthej nga e para në Gjykatën Themelore të Tetovës. Kjo e fundit në prill të këtij viti vendosi që vulat e partisë t’i takojnë Ziadin Selës. Përçarjet e partisë u krijuan në periudhën parazgjedhore pasi njëri krah në krye Arben Taravari vendosën ti bashkohen koalicionit VLEN, kurse krahu tjetër me Ziadin Selën kaluan tek koalicioni Fronti Evropian.
Emine Ismaili /SHENJA/