Presidentja Siljanovska Davkova për vizitë në Sofje, takimi i parë me presidentin bullgar, Rumen Radev

Presidentja Siljanovska Davkova për vizitë në Sofje, takimi i parë me presidentin bullgar, Rumen Radev

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot do të jetë prë vizitë në Sofje, ku do të marrë pjesë në operën “Nabuko” të Xhyzepe Verdit, në interpretim të Operës dhe baletit nacional. Në kuadër të vizitës, Siljanovska Davkova në Sofje do të realizojë takim edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Në delegacionin e Maqedonisë së Veriut do të jetë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov.

Në prag të vizitës, kryeministri Hristian Mickoski dje në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se çka pret nga e njejta, përsëriti se shteti dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe se këtu nuk ka kurfarë dileme.

“Do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Motoja jonë është se të huajën nuk e duam, tonën nuk e japim, ndërsa ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore është vlerë evropiane dhe ashtu duhet të vazhdojmë. Për vizitë pune tek unë ishte kryetari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në periudhën që vjen po0 dakordohemi edhe me kryeministrin e Shqipërisë, vizitë në Tiranë apo në Shkup, dakordojmë edhe me kryeministrin e Serbisë vizitë në Shkup. Supozoj, në periudhën që vjen do të ketë vizita të tilla të ngjashme edhe me Micotakisin dhe me kryeministrin e Bullgarisë. Ne u pamë në Samitin e NATO-s në SHBA. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ashtu do të vazhdojmë. I kemi pozicionet tona lidhur me interesat tona. Ne do të luftojmë për interesat tona si shtet dhe nuk duhet asgjë të jetë e çuditshme”, tha dje Mickoski.

Të mërkurën në konferencën për shtyp në Qeveri, Mickoski tha se tani është periudha kur absolutisht asgjë nuk mund të ndodhë në negociatat me Bullgarinë, gjithnjë derisa atje nuk zgjedhet Qeveria.

Duke folur për ndryshimet kushtetuese, këtë javë bëri thirrje të ndalohet me bilateralizimin e procesit eurointegrues. Sipas tij, nuk bëhet fjalë nëse qytetarët apo politikanët kanë vullnet për ndryshime kushtetuese, por nëse në Bruksel ka vullnet për t’u zgjidhur kjo çështje.

Shefi i diplomacisë, Timço Mucunski, ndërkaq, në konferencën për shtyp, të martën, me kolegun e tij italian, Antonio Tajani, tha se shteti do të jetë afirmativ dhe do të punojë në frymën e besimit të mirë me të gjithë fqinjët, ndërsa qëllim primar është të fokusohet në reformat vendore, sundimin e së drejtës, luftën me korrupsionin. Theksoi se nëse ekziston vullnet i mirë nga ana e vendeve – anëtare të BE-së, nuk ka sfidë së cilës nuk mund t’i gjindet zgjidhje, ndërkaq, lidhur me modelin e zbatimit të shtyer të ndryshimeve kushtetuese. konsideron se nuk nevojiten ndryshime në Kornizën negociuese dhe konkludimet e Këshillit të BE-së.

Ndërkohë, Qeveria i ndërroi kryetarin e Komisionit të përbashkët multidisiplinor të ekspeertëve për çështje historike dhe arsimore, Dragi GJotgjev dhe pesë anëtarë të tjerë dhe në vendin e tyre emëroi të rinj, por mbetën edhe disa nga të mëparshmit. Janë ndërruar kryetari Dragi Gjorgiev dhe anëtarët Petar Todorov, Ljupço Risteski, Ognen Vangellov, Isamedin Azizi dhe Ljubica Spaskovska.

Komisioni i vjetër-i ri tani është në përbërje të: Vanço Gjorgjiev (ish-anëtar në dorëheqje), kryetar, profesor në Fakultetin filozofik, Mirko Panov, historian nga Instituti për hostori nacionale; Aleksandar Litovski (ish-anëtar të cilit qeveria e kaluar nuk ia vazhdoi kontratën), Nikolla Minov, profesor i historisë në Fakultetin filozofik; Sasho Dodevski, docent titullat nga Instituti për hustori në Fakultetin filozofik; Besnik Emini, historian nga Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kultutore të shqiptarëve në Shkup; dhe Dimitar Ljorovski (edhe më parë ishte anëtar), historian, i punësuar në Institutin për histori nacionale.

Dje, disa nga ish-anëtarët dolën me reagim në opinion dhe bënë thirrje për ndryshim të metodologjisë në punë dhe prëfshirje të ekspertëve nga OSBE, UNESKO apo Këshilli i Evropës.

Dy ish-anëtarë të ekipit të vendit nga Komisioni i përbashkët multidisiplinor i ekspertëve për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së  Veriut dhe Bullgarisë, sot përmes letrës së hapur drejtuar opinionit, bënë thirrje për ndryshim të metodologjosë në punë dhe përfshirje të ekspertëve nga OSBE, UNESKO apo Këshilli i Evropës.

Kryeministri Hristian Mickoski dje deklaroi se nuk është kundër asaj që të kyçen ekspertë, por paralajmëroi edhe se do të zbatohet hetim për atë se çfarë honorare janë paguar dhe si janë shpenzuar paratë në Komision.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe dje e dënoi, siç tha, diskreditimin politik të anëtarëve të komisionit historik dhe se e mbështetë idenë për përfshirje të ekspertëve të jashtëm në punën e tij.

“Fillimisht ta dënoj diskreditimin politik të anëtarëve të komisionit historik. Konsideroj se ka detyrë të qartë dhe ajo është të konstatojë interpretim të përbashkët të fakteve historike. Dhe këtu fare nuk ka vend për politikë dhe plotësisht me politizim dhe me tentime për diskreditim politik ne e minojmë thelbin e tërë procesit dhe e diskreditojmë seriozisht, ata politikanë që e bëjnë atë, ekspertizën e anëtarëve të cilët punojnë atje, ndërkaq atje punojnë profesionsitë nga ato fusha”, deklaroi sot kryetari i LSDM-së dhe deputet, Venko Filipçe.

Sipas tij, politikanët nodshta do të ndihmojnë nëse inicojnë model shtesë sipas shembullit të ekspertëve të jashtëm në disa vende evropiane.

“Konsideroj se përfshirja e ekspertëve ndërkombëtarë në komisionin historik me Bullgarinë nuk është fare punë e keqe. Së pari definitivisht do të ndikojnë në eliminimin e ndikimeve politike të cilat askujt nuk i bëjnë mirë ndërkaq do të fuqin përvoja nga komisionet e kaluara ku kanë punuar. Kështu që e dënoj diskreditimin politik dhe politizimin e komisionit historik”, deklaroi Filipçe në konferencën për shtyp në Kuvend.

MARKETING