(VIDEO) VMRO u bën thirrje deputetëve që ta votojnë ligjin për rritje të pensioneve

(VIDEO) VMRO u bën thirrje deputetëve që ta votojnë ligjin për rritje të pensioneve

Deputeti i VMRO DPMNE-së Bojan Stojanoski u bëri thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë ligjin për rritje të pensioneve. Ai tha se ky ligj do t’u mundësojë pensionistëve standart më të mirë jetësor.

BOJAN STOJANOSKI, DEPUTET I VMRO DPMNE-SË

Ky është një ligj që do të mundësojë rritje lineare të pensioneve të të gjithë pensionistëve për 2.500 denarë në mënyrë lineare, duke filluar nga pensioni i shtatorit. Bëjmë apel për bashkëpunim nga të gjitha grupet parlamentare kur është fjala për të mirën e qytetarëve. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve për mbështetje dhe menjëherë sot në përputhje me Rregulloren e Kuvendit të caktohet Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini”.

Stojanoski tha se me këtë ligj e drejta për pension më të lartë do të realizohet për 300 mijë pensionistë. “Krahas kësaj rritjeje, në muajin mars do të ketë rritje edhe më shumë , pra për 2.500 denarë në mënyrë lineare për të gjithë pensionistët. Kjo do të thotë realizimi i një prej premtimeve kyqe në periudhën parazgjedhore të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Maqedonia juaj” për rritje lineare të pensioneve nga 5.000 denarë” tha ai.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING